Kushtet e shërbimit

KUSHTET E PËRDORIMIT
GAZI SHOES
Përditësimi i fundit: 29 janar 2026
Këto Kushte të Përdorimit përbëjnë një marrëveshje ligjërisht detyruese ndërmjet jush dhe Gazi Shoes dhe rregullojnë përdorimin e faqes së internetit www.gazishoes.com.

1. TË DHËNA TË PËRGJITHSHME
Gazi Shoes është biznes individual i regjistruar në Republikën e Kosovës në emër të Alban Krasniqi, me numër biznesi 811270884, me seli në Rruga Dardania, Fushë Kosovë 12000.
Faqja zyrtare e internetit operohet nga Gazi Shoes dhe ofron produkte për shitje në distancë.
Kontakti zyrtar:
  • Telefon (WhatsApp/Viber): +383 44 277 994
  • Adresë postare: Rruga Dardania, Fushë Kosovë 12000, Republika e Kosovës

2. PRANIMI I KUSHETEVE
Duke hyrë, shfletuar ose përdorur këtë faqe interneti, ju deklaroni se keni lexuar, kuptuar dhe pranuar këto Kushte të Përdorimit në tërësi.
Nëse nuk pajtoheni me këto kushte, ndalohet përdorimi i mëtejmë i faqes.

3. MOSHA MINIMALE
Shërbimet janë të destinuara për persona mbi moshën 13 vjeç.
Personat nën moshën 18 vjeç mund ta përdorin faqen vetëm me pëlqimin e prindit ose kujdestarit ligjor.

4. SHËRBIMET E OFRUARA
Gazi Shoes ofron përmes faqes së internetit produkte të ndryshme për shitje në distancë, përfshirë por pa u kufizuar në këpucë dhe aksesorë.
Informacionet mbi produktet, përshkrimet, fotografitë dhe çmimet publikohen për qëllime informuese dhe shitjeje.

5. REGJISTRIMI DHE INFORMACIONI I SAKTË
Përdoruesi obligohet të japë informacione të sakta, të plota dhe të përditësuara gjatë procesit të porosisë.
Gazi Shoes nuk mban përgjegjësi për pasojat që rrjedhin nga të dhëna të pasakta ose të rreme të dhëna nga klienti.

6. KONTRATA E SHITJES NË DISTANCË
Vendosja e produkteve në faqen e internetit përbën ofertë për lidhjen e kontratës së shitjes në distancë.
Kontrata konsiderohet e lidhur në momentin kur konsumatori konfirmon porosinë dhe ajo pranohet nga Gazi Shoes.

7. ÇMIMET DHE DISPONUESHMËRIA
Të gjitha çmimet janë të shprehura në euro dhe përfshijnë TVSH-në sipas legjislacionit në fuqi, nëse është e aplikueshme.
Gazi Shoes rezervon të drejtën të ndryshojë çmimet dhe disponueshmërinë e produkteve pa paralajmërim paraprak.

8. PAGESAT
Metoda e vetme e pagesës është pagesa me para në dorë në momentin e dorëzimit (Cash on Delivery).
Refuzimi i pagesës nga ana e klientit në momentin e dorëzimit mund të rezultojë në refuzim të porosive të ardhshme.

9. DORËZIMI
Dorëzimi bëhet në territorin e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut përmes partnerëve postarë ose me marrje fizike në adresën e biznesit.
Afatet e dorëzimit janë orientuese. Gazi Shoes nuk mban përgjegjësi për vonesa të shkaktuara nga forca madhore, vonesa doganore ose mungesë stoku.

10. E DREJTA E TËRHEQJES
Konsumatori ka të drejtë të tërhiqet nga kontrata brenda 14 ditëve nga pranimi i produktit, pa dhënë arsye, vetëm nëse produkti është i pa hapur dhe në paketimin origjinal.
Në rast se produkti është hapur ose përdorur, Gazi Shoes rezervon të drejtën të aplikojë penalitet deri në 50 për qind të vlerës së produktit.

11. PËRJASHTIME NGA TËRHEQJA
E drejta e tërheqjes nuk aplikohet për:
  • produkte higjienike të hapura
  • produkte të personalizuara
  • produkte të përdorura
  • mallra që skadojnë shpejt

12. DEFEKTET DHE ANKESAT
Defektet e dukshme duhet të raportohen brenda 8 ditëve nga pranimi i produktit.
Defektet e fshehura duhet të raportohen brenda 8 ditëve nga zbulimi, por jo më vonë se 6 muaj nga dorëzimi.

13. GARANCIA
Garancia vlen vetëm për produktet për të cilat shënohet shprehimisht në faqe.
Nëse riparimi zgjat më shumë se 30 ditë pune, konsumatori ka të drejtë në zëvendësim ose rimbursim.
Dëmtimet fizike ose keqpërdorimi nuk mbulohen nga garancia.

14. PRONËSIA INTELEKTUALE
E gjithë përmbajtja e faqes është pronë e Gazi Shoes ose e licencuar dhe mbrohet nga ligjet për pronësinë intelektuale.
Ndalohet çdo përdorim pa autorizim me shkrim.

15. AKTIVITETET E NDALUARA
Ndalohet përdorimi i bot-eve, scraping, spam-it, viruseve, mashtrimeve, kopjimit masiv ose çdo aktiviteti tjetër të paligjshëm.
Shkeljet mund të rezultojnë në bllokim të aksesit dhe ndjekje ligjore.

16. KOMENTE DHE VLERËSIME
Komentet duhet të jenë reale, të ligjshme dhe pa përmbajtje fyese ose diskriminuese.
Gazi Shoes rezervon të drejtën t’i fshijë ose modifikojë ato pa paralajmërim.

17. KUFIZIMI I PËRGJEGJËSISË
Shërbimet ofrohen në gjendjen aktuale, pa garanci për funksionim të pandërprerë ose pa gabime.
Përgjegjësia maksimale e Gazi Shoes kufizohet në shumën e paguar nga konsumatori gjatë 6 muajve të fundit.

18. LIGJI I ZBATUESHËM DHE MOSMARRËVESHJET
Këto kushte rregullohen nga ligjet e Republikës së Kosovës.
Mosmarrëveshjet me konsumatorët zgjidhen në Gjykatën kompetente në Prishtinë.
Mosmarrëveshjet me subjekte afariste zgjidhen përmes arbitrazhit në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë.

19. KONTAKT DHE ORARI
Telefon: +383 44 277 994
Adresë: Rruga Dardania, Fushë Kosovë 12000
Orari i punës:
E hënë – e shtunë: 09:00 – 20:00
E diel: Mbyllur